Kurti mori pjesë në pritjen e ambasadës me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Date:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka marrë pjesë mori sot pjesë në organizmin e  Ambasada franceze me rastin e 14 Korrikut – Festës Kombëtare të Francës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se kryeministri Albin Kurti, është shprehur i kënaqur që ishte pjesë e kremtimit të dy ngjarjeve kryesore në historinë moderne franceze, rënien e Bastiljes dhe bashkimin e popullit francez.

“Pjesa më e madhe që ne e marrim si të mirëqenë në fjalorin e sotëm politik – diskursi i të drejtave të njeriut dhe atyre civile, republikanizmi, sovraniteti popullor, shteti-komb, ndarja e spektrit politik në të djathtë dhe të majtë, është trashëgimi e drejtpërdrejtë e Revolucionit Francez, tha kryeministri”, ka  thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti me gruan e tij dhe me Ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku

Tutje Kurti, ka folur për ditën e “ Bastiljes”, e cila sipas tij e simbolizon lirinë

“Dita e Bastiljes është njëherësh shpërthimi i deklarimit me çdo kusht për lirinë, rënia e burgut të Bastiljes, por dhe deklarim popullor, masë anonime që ngrihet për lirinë. Republika do të jetë pra një raport i përhershëm i lirisë dhe i popullit. Demokracia duhet të shtrihet dhe do të shtrihet në masën e një Republike. Ja dhe një arsye e mjaftueshme e një 14 korriku të dytë, atij të Federatës të një viti më vonë”, ka vijuar fjala e tij.

Ai theksoi se shumë artistë dhe studiues shqiptarë janë frymëzuar nga kultura franceze si: shkrimtari dhe intelektuali Faik Konica, shkrimtari Ismail Kadare, kitaristi Ehat Musa e profesori i filozofisë Muhamedin Kullashi.