Llapi falënderon të gjithë tifozët që ishin në ‘Fadil Vokrri’

Date:

Rrallë herë ndodhë që një ekip i futbollit elitar të Kosovës të mbushë stadiumin legjendar ‘Fadil Vokrri’.

E, një gjë të tillë kanë bërë sot ekipi i Llapit, në ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndaj Buducnostit.

Përveç tifozëve te klubit te tyre, në stadiumin e Prishtinës kishte edhe tifozë nga Shqipëria, Maqedonia dhe të klubeve të tjera.

Pavarësisht që llapjanët ishin gjatë gjithë kohës në disavantazh, tifozët ishin përkrahja e tyre për 90 minuta.

Ndërsa falënderues ndaj tyre u treguan vetë klubi, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell reagimin e Llapit: