Policia arreston një person dhe konfiskon mbi katër mijë bimë narkotike

Date:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një fshat të komunës së Malishevës, pasi i njëjti dyshohet se ka kultivuar mbi katër mijë bimë të llojit Kanabis Sativa, të cilat janë konfiskuar nga policia të premten.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas pranimit të informatave për kultivim të bimëve narkotike, në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke aplikuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për identifikim dhe vëzhgim të lokacionit me të mbjella, bimë narkotike.

Fotot nga prona e të dyshuarit të arrestuar të premten nga Policia e Kosovës

“Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e dyshuar, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull, kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

Fotot nga prona e të dyshuarit të arrestuar të premten nga Policia e Kosovës

Po ashtu, gjatë kontrollimit të terrenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër, janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (rasad), nga lloji i njëjtë.

Fotot nga prona e të dyshuarit të arrestuar të premten nga Policia e Kosovës
Të mbjellat e personit të dyshuar, foto Policia e Kosovës

Gjatë kryerjes së bastisjes në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar, katër fishekë kalibër i panjohur, një automjet/kombi me targa vendore, preparate  që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Të mbjellat e personit të dyshuar, foto Policia e Kosovës

Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.