Taravari mashtron qytetarët, koalicionin me VMRO-në e vazhdon fshehurazi

Date:

Edhe pse ditë më parë ASH zyrtarisht prishi koalicionin me VMRO-në e Mickoskit dhe tha se me të nuk do të bashkëpunojë në nivel qËndror po as lokal, këtë vazhdon ta mohojë nënkryetari i kësaj partie.

Arben Taravari tha më heret se ASH-ja nuk ka pasur koalicion ndonjëherë me VMRO-në. Por para se ta thotË këtë, ai ka harruar tubimin e ASH-së në Tetovë në zgjedhje lokale në të cilin mori pjesë edhe kreu i VMRO-së, apo ka harruar se deri javË më parë ASH-ja kishte Drejtor në Higjienën Komunale të Shkupit, qytet ky që qeveriset nga kuadër i mbështetur nga VMRO-ja. Apo ka harruar edhe atë se ende ai vet nuk i ka shkarkuar drejtorët dhe sekretarin e Gostivarit të cilët njëashtu, vijnë nga VMRO-DPMNE.