Zëvendës drejtori Dehari: Të ruajmë pyjet tona, aksion për vetëdijësimin e qytetarëve

Date:

Më datë 14.07.2022  pjesëtarët e shërbimit pyjor nga SHPSF Leshnicë – Tetovë në pikëpagesën e Zhelinës, kanë realizuar aksionin për shpërndarjen e fletushkave nga PP Pyjet Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me moton: Flakët janë të pandalshme dhe djegia e pyjeve është krim.

Pyjet janë pasuria jonë më e madhe.  Ata marrin frymë për ne dhe krijojnë oksigjenin shumë të nevojshëm, ata janë shtëpia dhe streha e gjithë jetës së kafshëve dhe bimëve.

Pyjet janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe na ofrojnë siguri, energji dhe bazë për të krijuar gjithçka, nga një fletë e thjeshtë letre deri te një çati mbi kokë.  Pyjet janë zjarri që na ngroh në netët e ftohta të dimrit dhe hija që na mbron nga dielli i nxehtë i verës.

Ata janë cikli ynë i jetës, ato që na çojnë përpara, janë pasuria jonë më e vlefshme dhe imagjinoni se si do të ishte pa to.

Aksione të tilla dhe të ngjashme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të kryhen në një numër më të madh lokacionesh në territorin e vendit tonë, kështu informon Zëvendës drejtori i NP Pyjet Nacional, Berat Dehari.

Të ruajmë pyjet tona nga zjarret!