PFD/ Grubi: Përmes një shoqërie të barabartë përfitojmë të gjithë

Date:

Zëvendës kryetari i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në ditën e tretë dhe të fundit të Shkollës për liderë të rinjë “Peace Forum Dialogue” që organizohet në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Grubi pasi ka falenderuar pjesëmarësit e rinj dhe ligjëruesit e Shkollës për liderë të rinjë “Peace Forum Dialogue”, ka ndarë edhe Cerfitikatat.

“Mendoj se ne duhet që të rinjëve të ju sqarojmë përfitimet që kemi nga Marrëveshja e Ohrit. E dini se përmes një shoqërie të barabartë për të gjithë përfitojmë të gjithë dhe sot pas 21 viteve shteti është kujdesur për bashkësitë që jetojnë në vend dhe të gjithë bashkësitë janë bërë të barabarta pasiqë bashkë shqiptarët, maqedonasit, serbët, boshnjakët dhe të tjerë që jetojmë në një vend kujdesemi për sigurinë dhe prespektivën euroatlantike. Sot jemi anëtarë të NATO-s dhe muajin e kaluar filluam bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. E dini se vendi fitoi statusin kandidat për në Bashkimin Europian pikërisht nga nënshkrimi i Marrëveshjes se Ohrit dhe sot jemi në vitin 2022 ku ministrat shqiptar, turq, serb, rom, vllah e boshnjak krah me ministrat maqedonas luftojnë për shtetin tonë që të shohin vendin të anëtarësuar në Bashkimin Europian. Dhe duhet bashkë përmes organizimit të ngjarjeve të këtilla të tregojmë dhe sqarojmë më mirë përfitimet që ka vendi dhe shoqëria nga Marrëveshja e Ohrit. Andaj jemi mbledhur këto ditë këtu që bashkë të ndajmë përvojën, të mësojmë dhe të njejtën të ndajmë edhe me miqtë. Vendosëm që Shkolla për lider të rinjë “Peace Forum Dialogue” dhe “Peace Festival” të organizohen bashkë që të bëhen si evente tradicionale, ndërsa vitin e ardhshëm presim që të jetë diçka akoma më madhore. Më vjen shumë mirë që keni vendosur të merrni pjesë në këtë shkollë dhe shpreh falenderim për të gjithë pjesëmarësit dhe ligjëruesit që ishin pjesë e kësaj shkolle”, tha Grubi në fjalimin e tij para pjesëmarësve.

 

Ndryshe, në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të parë organizoi Shkollën për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”. Përmes kësaj shkolle pjesëmarrësve të rinj ju mundësia të përfitojnë informacione lidhur me funksionimin e sistemit politik në vend. Zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu ishin pjesë e ligjëratave në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”. Qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj ishte përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.