Çmimi i naftës dhe benzinës bie për një cent

874

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës së premte të 2 shtatorit.

Nga 1.79 për litër sa ishte të enjten, çmimi i naftës për ditën e premte është liruar për një cent, 1.78 euro.

Po ashtu edhe çmimi i benzinës është liruar për një cent, e që të premten raportohet të jetë 1.43 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.76 centë për litër.

Njoftimi nga MINT

 

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, MINT ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Duke u bazuar në vendimin e marrë, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër naftë.

Në këtë vendim thuhet se Ministria e Industrisë ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi.

Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhja e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të hyjë në fuqi për 30 ditë.

Në muajin qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës, i cili ishte përcaktuar çdo 24 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here