Bilall Kasami kërkon mbylljen e shkollave, por harxhon 268.000€ për vetura

50

Përderisa kërkon mbylljen e shkollave dhe zgjatjen e pushimit për shkak të krizës me energjinë elektrike, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë 268.000 mijë euro mjete nga komuna për blerje të mjeteve, veturave.

I pyetur nga gazetarja në emisionin “200”, mbrëmë Kasami mbeti I habitur dhe filloi belbëzimin duke u munduar të gjej një arsye, sepse siç u konstatua edhe nga vet drejtuesja e emisionit, kjo shumë është e madhe në këtë kohë krize, raporton indeks.mk

Më tej, Kasami tha se këto makina që do të blihen me këto mjete do të jenë në shërbim të administratorëve të Komunës të cilët siç e dijmë, të gjithë janë militant të Lëvizjes Besa të cilët në komunë u punësuan menjëherë pas ardhjes së Kasamit.

https://www.facebook.com/watch/?v=389565906531458

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here