BPM: Në vitin 2021, ekonomitë familjare kanë qenë më kursimtarët

41

Me rimëkëmbjen postpandemike të ekonomisë që kontribuoi në stabilizimin e tregut të punës dhe rritjen e të ardhurave të disponueshme, rreziqet në sektorin “familjarë” mbetën brenda kufijve të kontrolluar, me një rënie të lehtë gjatë vitit 2021, thanë nga Banka Popullore.

Sipas Bankës Popullore, mjetet financiare të familjeve në Maqedoni shënuan rritje nominale vitin e kaluar, më e larta në dhjetë vitet e fundit.

Totali i mjeteve financiare të familjeve, i cili përveç depozitave në banka, përfshin edhe forma të tjera të kursimeve dhe investimeve financiare të individëve, deri në fund të vitit 2021, arrin në 498 miliardë denarë dhe në bazë vjetore është rritur për rreth 43 miliardë denarë, ose për 9,3 për qind.

Në të njëjtën kohë, dhe gjatë vitit 2021, familjet priren drejt investimeve më pak të rrezikshme, kryesisht në depozita në banka dhe në fondet private të pensioneve.

Ky përfundim është nxjerrë nga Raporti i Stabilitetit Financiar për vitin 2021, i cili së fundmi është shqyrtuar dhe miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore.

Pesha e totalit të aktiveve financiare të familjeve në vitin 2021 është 68.8 përqind dhe është pak më shumë se dyfishi i borxhit të tyre total.

Borxhi i familjeve u rrit me 8.9 për qind gjatë vitit 2021, krahasuar me 7.9 për qind në vitin 2020.

Me këtë, shkalla e borxhit të ekonomive familjare mbeti në nivel relativisht stabil, që ende nuk është nivel i lartë i borxhit.

Treguesit për pozicionin e aftësisë paguese dhe likuiditetit të individëve tregojnë për një cenueshmëri sistematike relativisht të kufizuar të këtij sektori.

Megjithatë, familjet mund të jenë të ndjeshme ndaj rreziqeve financiare, të cilat për shkak të luftës në Ukrainë janë theksuar gjatë kësaj periudhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here