Ekskluzive/ Kasami zihet në “rrenë”: Për vetëm gjysmë viti “arriti” t’i shtojë mbi 1 milion euro borxh Tetovës!

47

Kreu i Komunës së Tetovës në një dalje publike mbrëmë ka deklaruar se ka ulur për katër milionë euro borxhin e komunës së Tetovës nga periudha që është në krye të këtij institucioni. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo që Kasami e thotë.

Nga burime të sigurta brenda komunës, indeks.mk merr vesh se në të vërtetë borxhi është rritur dhe dallon në miliona denarë nga ardhja e Kasamit në krye të Komunës.

Sipas informacioneve të sigurta të cilat i posedon portali indeks.mk në dhjetor të vitit 2021 kur Kasami ka qenë në krye të Komunës, borxhi sa i përket obligimeve të komunës pa përfshirë ndërmarrjet publike, në fund të vitit 2021 ka qenë 836.926.346 milion denarë por nga aj moment sipas burimeve tona borxhi deri në gusht të vitit 2022 ka arritur 860.738.309 milion denarë.

Me një matematikë të thjeshtë del që për gjysmë viti, Bilall Kasami vetëm tek obligimet e komunës, pa futur ndërmarrjet publike, ka rritur 23.811.963,00 milion denarë. Nëse këto mjete i kthejmë në euro, i bie që Komunës i është rritur borxhi për 387.186,00 mijë euro, raporton ekskluzivisht indeks.mk.

Nëse shohim edhe pjesën tjetër të borxheve që lidhet me kreditë që komuna merr, vijmë në përfundim se edhe këtu ka rritje.

Rrespektivisht, shuma që Kasami trashëgoi në vitin 2021 ka qenë 147.793.148,00 milion denarë, por brenda gjashtë muajsh kjo shumë ka arritur 185.579.854,00 milion denarë. Pra, brenda gjashtë muajsh kjo shumë është rritur për 37.786.676,00 milion denarë të cilat nëse i kthejmë në euro del që borxhi i kredive të Tetovës është rritur për 614.417,00 mijë euro.

E nëse mbledhim dy rritjet, konstatojmë se Komuna e Tetovës brenda vetëm gjysmë viti me në krye Bilall Kasamin, ka rritur borxhin publik për 1.001.603,00 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here