Ky është detaji që ngriti dyshimet për një rikthim në mes Loredanës dhe Mozzikut

41

Vendndodhja e njëjtë ka bërë që fansat të nxisin spekulimet për një rikthim në mes Mozzik dhe Loredanës.

E kjo ka ndodhur pasi të dy reperet kanë publikuar imazhe në të njëjtën ditë nga Zvicra, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Lori shihej krah vajzës në një dyqan në këtë shtet.

Po ashtu edhe Mozzi me anë të një InstaStory tregoi se po qëndron këtë periudhë në Zvicër.

Se a janë këto vetëm spekulime dhe kjo është vetëm një rastësi, apo dyshja janë ribashkuar mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here