Mes ironizimeve dhe ftohjes së marrëdhënieve, Monika surprizon me veprimin e fundit për Arjolën

35

Monika, Arjola dhe Iliri, ishin treshja e pandarë brenda “Big Brother VIP”.

Mirëpo, gjërat ndryshuan dhe raportet e Ilirit me Monikën, u ftohën, shkruan lajmi.net.

Madje, të tre filluan ironizimet në rrjetet sociale, por kur të gjithë flasin për prishjen e raportit të tyre, Monika i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka uruar publikisht Arjolën për ditëlindje në rrjetet sociale.

“U bëfsh 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat, suksese kudo! Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot!”, thoshte Monika në një video në postuar në ‘Instagram’ duke etiketuar edhe Arjolën.

Arjola e ka ripostuar videon duke mos dhënë asnjë koment./Lajmi.net/

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here