Planet e opozitës shqiptare po dështojnë, Mickoski drejt largimit

38

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov si duket do të jetë “prishësi” i planeve të opozitës së bashkuar, ASH-BESA-VMRO.

Ai është ka filluar nismën për shkarkimin e Hristian Mickoskit nga kreu i VMRO-DPMNE-së, raporton indeks.mk

Ai përpos shkarkimit të Mickoskit, po del të jetë edhe prishës i planeve ogurzeza të Arben Taravarit dhe Bilall Kasamit të cilët me çdo kusht po e mbajnë “lidhjen” me VMRO-në në komunat përkatëse.

Për më tepër, ai po prish planin edhe të Arben Taravarit që pak ditë më parë “shkarkoi” Selën nga pozita e ASH-së me të vetmin qëllim, zgjërimin e koalicionit me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit.

Ndryshe, Andonov ka ftuar konferencë nga ku do të fillojë edhe nismën për shkarkimin e kreut të VMRO-së./indeks.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here