Sulmet kibernetike/ Përfaqësuesi i NATO-s: Po hartohet një strategji për rritjen e sigurisë në Shqipëri

35

Për herë të parë pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë, NATO garanton se do të ofrojë mbështetje për të rritur kapacitetet kundër këtyre goditjeve.

 

Zv/asistenti i sekretarit të përgjithshëm të aleancës së Veriut, në një deklaratë me ministrin e Mbrojtjes u shpreh se NATO po harton një strategji afatgjatë për të rritur sigurinë në Shqipëri.

 

JAMES APPATHURAI

ZV.ASISTENT I SEKRETARIT TE NATO

 

Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë.

 

Ndërsa ministri Peleshi garantoi se sistemet e Mbrotjes nuk janë cenuar nga sulmet kibernetike.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

Ndonëse këto sulme kishin për qëllim shkatërrimin e sistemeve, por nuk arritën qëllimin e fshirjes dhe shkatërrimin e sistemeve tona. Këto sulme kanë treguar se nuk jemi të mbrojtur në mënyrë perpamente por të jemi vigjilente që të investojmë më shumë në luftën kibernetike. Sa i përket sistemeve të Ministrisë së Mbrojtes, ato kanë qënë të mbrojtura pasi janë të shkëputura, ndërkohë që ne kemi rritur nivelin e sigurisë.

 

Në një situatë të vështirë pas sulmeve të hakerave ndodhen sistemet e policisë së shtetit, sisteme të cilat ende nuk janë rikthyer plotësisht në normalitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here