Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

49

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Policia njofton se dy mjete, “Benz” dhe “Volksëagen” janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Si pasojë e kësaj, ka ndërruar jetë shoferi i Benz-it, si dhe janë plagosur dy pasagjerë, të cilët janë nisur në spital.

 

Peqin/ Informacion paraprak

 

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here