Kovaçevski: Maqedonia është shtet model për demokraci, diplomaci dhe multietnicitet

48

Vendi im është një shembull i rrallë në Ballkan ku dhuna, luftërat, presionet ekonomike dhe rregulli se më i forti fiton nuk vlen, tha kryeministri Dimitar Kovacevski në një leksion në Universitetin Kolumbia.

Në prezantimin e tij ai theksoi se Maqedonia e fitoi pavarësinë e saj në mënyrë paqësore, duke gjetur zgjidhje përmes përpjekjeve diplomatike.

“Nëse doni të gjeni një vend në botë ku përdoren përpjekjet diplomatike, atëherë është Maqedonia. Të gjitha marrëveshjet që kemi bërë në vend dhe me fqinjët janë funksionale dhe të qëndrueshme. Marrëveshjet i dhanë vendit një mundësi për të përparuar në arritjen e synimeve tona strategjike”, tha kryeministri.

Ai theksoi se në një periudhë prej 30 vitesh kemi zhvilluar një model demokratik që është shumë i njohur me një demokraci funksionale multietnike.

“Kemi një sistem të vlerësuar të parimit Badenter të shumicës së dyfishtë. Politika dhe mekanizma të tillë në fakt funksionojnë sepse bazohen në politikën e përgjithshme kombëtare. Aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e këtij sistemi është nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila është koncept i suksesshëm për zgjidhjen e konflikteve identitare”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski iu referua edhe marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë dhe theksoi se ne jemi shembull në rajon, por edhe më gjerë si diplomaci “e butë” dhe se si me fuqinë e negociatave mund të zgjidhim çështjet bilaterale, por edhe të identitetit.

“Me Greqinë arritëm të gjejmë një zgjidhje për çështjen e emrit të shtetit, të emrit kushtetues, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e qytetarëve. Kjo na dha mundësinë të bëhemi një anëtar i plotë i NATO-s dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është të jesh anëtar i NATO-s në pjesën juglindore. Marrëveshja e dytë me Bullgarinë në fakt ishte sërish shumë emocionale, sepse unë zakonisht i ndaj negociatat në dy lloje të mëdha, emocionale dhe joemocionale. Unë nuk isha i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat greke, por pala greke negocioi në një nivel pak më racional dhe ne në një nivel pak më emocional, por me Bullgarinë, të dyja palët kishin një qasje emocionale ndaj negociatave dhe ishte më e vështirë. Gjetëm nje zgjidhje. Me ndihmën e Evropës, Francës dhe Gjermanisë, vende të cilat gjithmonë kanë qenë pjesë e lehtësimit të këtyre proceseve, arritëm të gjejmë zgjidhjen e duhur për të ardhmen”, tha Kovaçevski.Në lidhje me luftën në Ukrainë, ai tha se e konsiderojnë atë një kërcënim për botën demokratike, siç tha ai, “është shembull klasik i zgjidhjes së konfliktit të identiteteve, por jo me mjete paqësore, por me dhunë dhe luftë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here