Qeveria e RMV-së ngriu marzhet e produkteve ushqimore, por ekonomistët propozojnë masa të tjera

40

Çmimet e ushqimeve po thyejnë rekorde dhe masa e vetme që qeveria po përdor për të luftuar inflacionin janë marzhet e ngrira në 5 dhe 10% për produktet ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Në seancë u vendos që marzhet të qëndrojnë të ngrira deri në fund të vitit.

Sipas disa ekonomistëve, kjo masë nuk jep rezultate dhe tashmë është koha që shteti të mendojë për një model të ri në luftën kundër inflacionit.

Sipas profesorit të ekonomisë Zoran Ivanovski, masa nuk do të ulë çmimet e ushqimeve, do të çojë vetëm në boshllëk të rafteve dhe mbyllje të dyqaneve më të vogla.

“Është e qartë se masa të tilla administrative nuk japin rezultat. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është një ekonomi tregu dhe ndërhyrje të tilla shtetërore nuk janë as të drejta, as të justifikuara dhe as nuk mund të sjellin rezultate në planin afatgjatë. Kjo është e vetmja masë që tregon se shteti në njëfarë mënyre po përpiqet të parandalojë diçka, por masa të tilla zakonisht rezultojnë me mbylljen e operatorëve më të vegjël ekonomikë ose me mungesë të produkteve rafteve nëpër dyqane”, tha për Kanal 5, profesor i ekonomisë, Zoran Ivanovski.

Ekonomisti Abil Baush beson se është koha për masa të reja.

“Kam menduar që kjo masë të hiqet, sepse sa më gjatë të jetë në fuqi kjo masë mund të ketë efekte negative. Duke pasur parasysh që vendet në fqinjësi nuk kanë një kufi marzhi dhe çmimet e tyre janë të ngjashme dhe mund të jenë më të ulëta se tonat”, tha Baush.

Sipas ekonomistëve, paketa e re e ndihmës që duhet të shpallet javën e ardhshme duhet të jetë më e fokusuar në masat për ekonominë, si dhe në aktivizimin e rezervave për mallra.

“Aktivitet më serioz i shtetit mund të jetë nëse një shumë më e madhe e buxhetit synon mbulimin e diferencave në sektorin energjetik dhe kështu mund të presim ulje të inflacionit dhe qetësim të rritjes së produkteve të tjera jetësore”, tha Ivanovski.

Marzhet janë ngrirë për gati një vit, por çmimet e këtyre produkteve për të njëjtën periudhë janë rritur deri në 100%.

Pra, buka prej 25 denarësh, e cila është blerë vitin e kaluar, tani kushton 50 denarë.

Vaji ushqimor është rritur për afro 50%, ndërsa qumështi i cili vitin e kaluar ishte 45 denarë, tani shitet për 70 dhe 80 denarë.

Qeveria njoftoi zgjerimin e listës së produkteve me marzhe të ngrira, por që janë ende në analizë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here