Rustemi: Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet, edhe pse paguhet

48

Drejtori i “Rrugëve Shtetërore të Maqedonisë”, Ejup Rustemi e ka pranuar publikisht se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar si e tillë, por nuk u përgjigj në pyetjen se pse paguhet atëherë kjo autostradë.

Rustemi në “Click Plus” tha se kjo rrugë është paguar që prej viti 1995.

“Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për të qenë autostradë. Për atë arsye është pjesë e Koridorit të 8-të që është paraparë të lidhet marrëveshje me Bektel-Enkën.

Ajo rrugë paguhet prej vitit 1995 edhe pse nuk i plotëson të gjitha kushtet sepse kështu është vendosur nga viti ’95”,- tha Rustemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here