Ministrja Kushi sqaron pse u mbyll shkolla private “Mehmeht Akif Ersoy” në Tiranë

Date:

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas mbylljes së shkollës private “Mehmet Akif Ersoy”.

Kjo shkollë po mbyllet pas 26 vitesh aktivitet në Shqipëri, sipas një vendimi nga qeveria shqiptare që të mbyllet .

Sipas ministres Kushi ky vendim ka ardhur pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore nga zotëtuersit e licensës në fjalë.

“Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë”, ka shkruar Kushi.

Kjo shkollë sipas kontatiit të Ministrisë ka filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendodhje dhe mjedisë të tjera, të pa miratura në kjo ministri.

“Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa çertifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës”, ka shkruar më Kushi.

Gjithshtu, kjo shkollë nuk i ka plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse naga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është kryer dy herë verifikimi i dytë ka vazhduar Kushi.

Ajo ka thenë se MAS-i e ka përgjegjësinë se për garnatimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit’, ka shtuar Kushi.

Ndërkohë, sips saj Ministria e Arsimit dhe Sportit thekson se mbyllja e shkollës fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Gjithashtu, Kushi bëri të ditur se raste të kesaj natyre nuk janë vënë re në këtë fillimvit.

“Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike”, ka përfunduar Kushi.

Postimi i Ministres Evis Kushi në Facebook