Taravari lëshon mashtrimin e rradhës! ASH-ja nuk i shqitet VMRO-së (FAKTE)

42

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari mbrëmë nëpërmes një paraqitje publike ka lëshuar një gënjeshtër se kinse ASH-ja është distancuar nga politikat e VMRO-së në qytetin e Shkupit.

Por e vërteta është ndryshe, siç kemi raportuar edhe më herët përsërisim se Aleanca për Shqiptarët ende vazhdon të mbajë të gjallë koalicionin me VMRO-në në Shkup, por jo vetëm kjo parti koalicionon me VMRO-në edhe në Gostivar.

Siç dihet zyrtarisht, ASH-ja vazhdon t’i gëzojë benefitet e marrëveshjes me VMRO-në në qytetin e Shkupit duke mbajtur ende kështu sot e kësaj dite postin e nënkryetares së Qytetit, që është znj. Bujare Abazi nga ASh-ja por edhe disa  drejtori bordesh në ndërmarrjet e qytetit.

Kurse si kundër-shpërblim për postet në qytetin e Shkupit, Taravari VMRO-së në Gostivarë i ka dhënë sekretarin e komunës, disa poste drejtori ndërmarrjesh dhe drejtori shkollash.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputetja e BDI-së e cila vjen nga Gostivari, Vjollca Ademi e cila tha se koalicionimi me VMRO-në e mban të gjallë Taravarin në këshillin komunal në Gostivar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here