Aksidenti në aksin Shkodër-Koplik/ Polici përplaset me 20 vjeçarin, plagosen tre persona

35

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

 

Sipas policisë, dy makina një Benz që drejtohej nga një oficer policie dhe një Volksëagen që drejtohej nga një 20 vjeçar janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Si pasojë e kësaj, është dëmtuar 20 vjeçari si dhe janë lënduar dy pasagjerët që ndodheshin me të në makinë.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është  përplasur me mjetin tip Volksëagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

 

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here