Gjykata e Korçës e paralizuar/ Kreu i Dhomës së Avokatisë: Shqetësim zgjatja e afatit për të ndaluarit

44

Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës, ka sjellë zvarritje të seancave gjyqësore.

 

Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena, i cili thotë se kjo është kthyer në një shqetësim jo vetëm për avokatët, por edhe vetë të ndaluarit në dhomat e paraburgimit si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Arben Lena

 

Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë

 

Mungesa  e gjyqtareve sjell zvarritje shume te medha te seancave gjyqësore, sjell zvarritje te vendimeve te arsyetuara, pasi vendimet e arsyetuara dalin me shume vonese, duke pasur parasysh qe vendimet e arsyetuara jane te lidhura edhe me animimin e paleve, pra sjell si rrjedhi dhe vonese e kalimit te heshtjeve ne shkalle gjyqësore me te larte, qe do te thote sjell vonesen e kalimit ne gjykaten e apelit. Duke u zgjatur koha e gjykimit, duke u zgjatur koha e marrjes se nje vendimi përfundimtar, atëherë marrja e të drejtës reale, behet e veshtire dhe shtyhet gjithnjë e më shumë.

 

Një tjetër problem që kërkon zgjidhje ka të bëjë me afatin e të ndaluarve në dhomat e para burgimit.

 

Jo vetem qe nuk mund te mbahet kaq gjate një i paraburgosur i cili duhet te marre sa me pare vendimin, po nuk mund te mbahet gjate dhe nje i paraburgosur i cili pasi merr vendimin përfundimtar vazhdon te ngelet ne paraburgim. Sigurisht qe kemi raste q ei paraburgosuri ka përfunduar gjykimin dhe vazhdon te ngelet ne paraburgim. Por vendimi i strasburgut ka thene qe vendimi i paraburgimit do te behet ne mometin qe i paraburgosuri do largohet nga ambientet e paraburgimit.

 

Mungesa e gjyqtarëve ka sjellë zvarritje edhe të seancave të çështjeve civile. Situata bëjnë me dije burimet është edhe më e rëndë në gjykatën e Apelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here