Kurti: Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave për vitin 2023

42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se 654 milionë euro do t’u ndahen komunave për vitin 2023, buxhet ky i cili është rritur me 15 për qind krahas buxhetit për komuna të vitit 2022.

Në një takim krahas Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetarëve dhe nënkryetarve të komunave të Kosovës, takim ky i cili bëhet me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mes Qeverisë së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, Kurti ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës është që të jetë afër qytetarëve duke qenë afër komunave.

“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave dhe kjo rritje e buxhetit duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimit komunal karshi qytetarëve, mirëqenies dhe zhvillimit socioekonomik”, ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se “qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve duke qenë afër komunave, andaj në takimin e sotëm do të fokusohemi tek buxheti dhe investimet kapitale”.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit dhe hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se tashmë, Qeveria e Kosovës është në  në fazën e fundit të hartimit të strategjisë për digjitalizimin e shërbimeve.

Elbert Krasniqi, Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka thënë se komunat duhet të kenë rol më aktiv.

“Komunat si autoritete lokale duhet të kenë rol më aktiv dhe qytetarët të kenë përfitime nga investimet që i bën komuna bashkë me programin e bashkëpunimit kufitar”, ka deklaruar Krasniqi gjersa ka theksuar se disa nga komunat nuk e kanë mbushur akoma obligimin ligjor që të gjejnë nënkryetar për komunitete, gjë për të cilën, Krasniqi ka th♪7në që duhet të angazhohen ashtu që të përmbushet dispozita ligjore.

Pas përfundimit të fjalës së Krasniqit, me fillimin e fjalës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, takimi është mbyllur për media.

Ky takim po zhvillohet në Pejë duke shënuar takimin e dytë me përfaqësuesit e komunave  pas takimit të 25 qershorit. Ndërkaq pikat që priten të diskutohen përgjatë takimit janë:

-Performanca buxhetore e Komunave dhe investimet kapitale

-Energjia dhe ujërat

-Projektet komunale(investimet kapitale, agjenda e gjelbërt, digjitalizimi në nivel lokal)

-Strategjia për menaxhim dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here