Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Fantazi e plotë raporti i Dick Marty-it

42


I pari i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka thënë se Raportuesi i Këshillit Evropës(KiE) Dick Marty, ishte dashur të paguhet si tregimtar dhe jo si raportues i KiE-së.

Sipas Ramës, Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e Marty-it.

“Ish- presidenti i Kosovës është arrestuar pa aktakuzë dhe kishte pritur një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza ndaj tij”, ka thënë Rama në OKB.

“Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”, ka thënë ai.

Më tej, Rama ka shtuar se në aktakuzën ndaj Thaçit dhe pjesëtarëve të tjerë nuk ka as një fjalë nga “Fantazi e plotë” e Dick Martyt.

“Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”, ka shtuar ai.

“Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”.

Ai ka përfunduar duke rikujtuar se gjenocidi brutal në Srebrenicë dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.

A vazhdojë Mbështetja e Shqipërisë për Kosovën?

“Dialogu është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces. Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah”, ka theksuar Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Ramës është koha që  Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet në dialogun mbështetur nga BE dhe SHBA që ta njohin njëra tjetrën shtete të pavarur dhe të ecin së bashku në Ballkanin e Hapur.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja”

“Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes”.

Rama ka përfunduar duke iu ka bërë thirrje Kosovës, Mali të  Zi dhe Bosnje Hercegovinës, që të bashkohen me nismën e Ballkanit të Hapur por për veç shteteve të Ballkanit Perëndimor, ai ka pasur ftesa edhe për Greqinë e Turqinë që të bëhen pjesë e kësaj nisme.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here