Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të keqe

36

Viteve të fundit sikur është bërë rregull i pashkruar që të asfaltohen dhe të kujdesen vetëm për rrugët në pjesët qendrore të qytetit, ndërsa rrugët dytësore, apo ato të lagjeve, më shumë se dy dekada nuk janë asfaltuar. Banorët shprehen se, për herë të fundit nuk e mbajnë mend se kur është asfaltuar apo rregulluar e gjithë rruga në pjesën më të madhe të lagjeve të qytetit. Në këtë rrugë që jemi, për herë të fundit thonë s’është asfaltuar në vitin 1994.

“Kjo rrugë është asfaltuar së fundmi në vitin 94, dhe asnjëherë më aspak. Veç bëjnë riparime të vogla, gjitha vet i bëjmë ne të lagjes, me pllaka me gjëra. Komunën e porosis që të paktën këto t`i riparojnë ku është më së keqi nëse munden, nëse smunden komplet rrugën të paktën këto gropa ti bëjnë”, tha një banor.

“Të të them të drejtën, se mbaj mend, gjatë kohës Titos apo para tij kur ishte ai në funksion. Komuna le ti hap sytë pak për popullin”, u shpreh një banor tjetër.

“Asnjëherë s`është bë komplet, moti kohë ka. Vetëm kështu me të shtuar asfalt pak këtu pak atje”, shtoi një tjetër banor.

Pas reagimit të banorëve, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami theksoi se riparimi i rrugëve dytësore tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë edhe pas sezonit të dimrit

“Ne këtë vit riparuam dhe vazhdojmë të riparojmë disa rrugë por shkaku se bëhet fjalë për një infrastruktura të zgjeruar të rrugëve dhe unë kam planin në tavolinën time se bëhet fjalë për një investim 1.2 milion euro, sanimi i gjitha rrugëve kryesore dhe dytësore në Tetovë. Ne një pjesë e realizuam këtë vit por një pjesë e konsiderueshme do del në vitin 2023 që të parashihen mjete dhe të vazhdojmë me të njëjtën dinamik”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Përveç rrugëve dytësore të qytetit të Tetovës, në gjendje të mjerueshme janë edhe rrugët nëpër disa fshatra të malësisë së Sharrit, si dhe rruga për tek vilat në Kodrën e Diellit, që me vite të tëra presin riparimin./Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here