Vendosen banka shkollore afër ndërtesës së Qeverisë në shenjë të grevës në arsim

40

“Fëmijët në shkolla” është instalacioni simbolik i paraqitur në sheshin “Skënderbeu” nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF, instalacion ky që simbolizon të drejtat e fëmijëve në mësim.

Të shtunën e 24 shtatorit, përmes aksionit të KOMF, janë prezantuar të dhëna, njëherësh edhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit ka shkaktuar te fëmijët. Më shumë se 300 mijë nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës kanë mbetur në shtëpi për shkak të vendimit për mosmbajtjen e mësimit nga mësimdhënësit deri me plotësimin e kushteve që ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës.

“Deri tani, rreth 12 për qind e planprogramit kurrikular është humbur”, “deri tani, 17 ditë dhe 4.208 orë mësimi të humbura”, janë disa nga mbishkrimet e ngjitura në karriget e vendosura krahas bankave dhe çantave në shesh.

Njëra ndër kushtet e kërkuara është 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga. Ndërkaq, greva vazhdon të jetë prezente që nga 25 gushti.

The post Vendosen banka shkollore afër ndërtesës së Qeverisë në shenjë të grevës në arsim appeared first on Dukagjini.

The post Vendosen banka shkollore afër ndërtesës së Qeverisë në shenjë të grevës në arsim appeared first on Dukagjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here