Von Cramon reagon pas marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Rusisë: Hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

28

 





Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian e ka quajtur marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, është skandal i rëndë.

Sipas Von Cramon –it , kjo marrëveshje mund të jetë një sinjal për bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimit Evropian.

Sepse “në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus”.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar në Twitter Von Cramon.

Ajo ka përfunduar duke ia bërë të ditur udhëheqësve serbe se “hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”.

SSP: Me nënshkrimin e marrëveshjes me rusët, qeveria shkel qëndrimin e Serbisë për Kosovën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here