Banka e Anglisë paralajmëron: Këto kartëmonedha ‘Pound’ do të dalin nga qarkullimi, keni më pak se një javë kohë

56

Konsumatorëve britanikë u ka mbetur vetëm një javë për të shpenzuar 11 miliardë paundet e fundit të kartëmonedhave prej letre që kanë mbetur në qarkullim përpara se të dalin nga përdorimi.

 

Nga 30 shtatori pothuajse 6 miliardë kartëmonedha të vjetra të prerjeve 50£ dhe më shumë se 5 miliardë të prerjeve 20£ nuk do të pranohen më nga bizneset në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar Banka e Anglisë.

 

 

Përdoruesit mund t’i shkëmbejnë kartëmonedhat e vjetra me të rejat të cilat në dukje janë të ngjashme por materiali është plastik.

 

Javës së fundit u vunë re rradhë të gjata të britanikëve për të shkëmbyer paratë ose për të depozituar në llogari bankari prerjet e vjetra.

 

Fundi i kartëmonedhave prej 20£ dhe 50£ do të përfundojë tranzicionin e Mbretërisë së Bashkuar drejt kartëmonedhave të reja plastike.

 

Të gjitha versionet plastike që mbajnë fytyrën e Mbretëreshës Elizabeth mund të përdoren ende si normale, ka njoftuar Banka e Anglisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here