Berisha: Rama, ky vasal i Vuçiq-it, po punon për hegjemoninë ruso-serbe kundër shqiptarëve

52

 





Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas marrëveshjes në mes të Moskës dhe Beogradit për bashkëpunim në politikën e jashtme. Ai ka thënë se kjo është një kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Berisha, e ka akuzuar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, “ky vasal i Vuçiq-it me mbështetjen e ‘Ballkanit të Hapur’ po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”.

“Marrëveshja serbo-ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor”, kështu e ka vlerësuar Berisha.

“Të dashur miq, ministri i Jashtëm i Putin, Sergei Lavrov, pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për ‘Ballkanin e Hapur’, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB-së dhe firmosi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, ‘Marrëveshjen për Bashkëpunimin në politiken e jashtme’ midis Moskës dhe Beogradit”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës, kjo marrëveshje e ka dëshmuar qartë dhe përfundimisht se Serbia është duke u sjellë sikurse Rusia e vogël dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, është sikurse një Putin i vogël në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka përfunduar duke thënë se përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë, janë iluzive, dhe këtë sipas tij e fakton marrëveshja në mes të Serbisë dhe Rusisë, në margjinat e sesionit 77-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).

 





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here