Si dhe sa po i rrezikon çmimi i energjisë bizneset?

53

Këtë prag vjeshte, binzeset e mëdha që blejnë energjisë në bursa janë përballur me çmime të paimagjinueshme që arrijnë në 71 lekë me TVSH për kw/h. Situata duket shqetësuese pasi kosto janë gati 7 herë më të larta se çmimi i një viti  më parë.

 

Erzen Begaj përfaqësues në industrinë purpuese të qumështit i ftuar në E-ZONE sqaron se  një mim i tillë energji do të thotë mbyllje fabrike.

“Këto janë çmime të paimagjinueshme. Për ne dhe çdo binzes do të thotë të mbyllësh fabrikën. Nuk është aspak e lehtë rritja e çmimit, pasi jo të gjitha kosotot përkthen në çmim. Për mua kostoja e rritjes së çmimit të energjisë në gjatë një viti arrin në 149 milion lekë të vjetra. Ndihemi thuajse të dorzuar përballë një kostoje të tillë.”

Bizneset qe janë në tensionin 35kilovolt që blejnë energji në treg të lirë thonë se janë të diskrimunuar nga konkurrenca, e cila faturohet me energji me çmim të subvecionuar nga shteti.

“Qeveria ia shtyu daljen në treg të lirë 7500 biznesve duke i ofruar një cmim të rregulluar 18 lekë për kë/h deri në fund të dhjetorit. Ndërsa ne paguajmë 71 lekë sipas bursës. Këtu kemi të bëjmë me një konkurrecnë të padrejtë pasi shumë biznese janë në të njëjtën volum pune sa fabrikat tona” – u shpreh Begaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here