Tre të arrestuar në Prishtinë, pasi nuk iu bindën sinjalizimit të policisë për ndalim

32

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, pasi nuk i janë bindur sinjalizimit të policisë për ndalim në një pikë kontrolli.

Pas sinjalizimit nga ana e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, të njëjtit me veturë kanë tentuar t’i shmangen policisë duke mos u ndalur.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policorë që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë  porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur”, ka thënë ai.

Momenti i arrestimit të të dyshuarve

Ndësa, ai ka treguar se vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku janë arrestuar tre personat e dyshuar.

Gjithashtu, Burovci ka bërë të ditur se ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here