10 mijë abonentë në kufijtë e 800 kw/h, më të rrezikuarit nga mbifaturimi

57

Qeveria pretendon se janë vetëm 4 % e abonentëve ose rreth 45 mijë që preken nga rritja e cmimit të energjisë.

Por paralelisht me sasinë e konsumit nën 800 kw/h  janë dhe 10 mijë konsumatorë familjarë që janë në kufijtë kësaj  fashe.

Këta konsumatorë janë dhe më të rrezikuarit për tu prekur nga mbifaturimi, për shkak të mos leximit në kohë nga ana e lexuesve. Enea Karakaci i ftuar në E-ZONE sqaroi se si do të mbikqyren këta abonentë

Oshee ka bërë dhe një kalkulim ku ka evidentuar se janë rreth 10 mijë abonte që janë në këtë kufijë fashe, që mund të jenë objekt i rrezikut të mbifaturimit. Për të shmangur ankesat nga qytetartët, task forca e ngritur për këtë qëllim do të ketë në fokus këtë kategori duke ofruar një vëmëndje më të shtuar. Konkretisht do të jenë në mbikqyrje lexuesit e Oshee  të cilët do të duhet të zbatojnë leximin brenda muajit, pa lënë shteg për abuzime-u shpreh Karakaci.

Sipas Karakacit, task forca do të ketë si fokus edhe kontrollet e linjave me të cilat furnizohen bizneset, për të bëë një ndarje të drejtë të nivelit të tensionit që furnizohen, kush është në tension të mesëm apo të lartë, pasi edhe këtu ka vënd për verifikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here