Bislimi: Qeveria mbetet e përkushtuar në prioritizimin e ndriçimit të fatit të të zhdukurve

40





Zëvendëskryeminsitri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar në prioritizimin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve.

Të hënën e 26 shtatorit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, bashkë me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, janë takuar me Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi.

Temë qendrore e takimit ishte çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

“Qeveria mbetet e përkushtuar në prioritizimin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve, vendosjes së drejtësisë dhe urgjencës humanitare në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Duke theksuar se Kosova e ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me forcë edhe në Bruksel, Bislimi e ka falënderuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen e familjeve të personave të zhdukur me forcë dhe punës së bërë në këtë drejtim.

Ndryshe, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës kishte ekspozuar 35 fotografi bardh e zi, të realizuara me familjarët e të zhdukurve, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Fotografitë janë të shoqëruara me thënie që tregojnë atë që po përjetojnë familjarët tash e 23 vjet.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6 mijë 500 persona.

Që nga ajo kohë janë kryer disa gërmime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Shteti i Serbisë i ka ndërprerë gërmimet për mbetjet mortore të personave të zhdukur në lokacionin e Shtavalit afër Sijenicës në territorin e Serbisë.

Gërmimet në Shtaval kishin filluar më 10 maj dhe nuk kanë rezultuar me gjetjen e vendvarrezës masive që është kërkuar.

Gërmime janë bërë edhe në muajin maj, në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, ku janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve të vrarë gjatës luftës.

Hapet ekspozita me 35 fotografi të familjarëve me personat e zhdukur, Qerkini: Puna e zbardhjes së fatit të tyre ka stagnuar





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here