Fasha 800 kw/h energji/ A është kufiri që ndan të pasurit dhe të varfërit?

45

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj ka folur në emisionin E-Zone në Vizion Plus në lidhje me kufirin e vendosur nga qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.

 

Gjokutaj ka shpjeguar se, kufiri i konsumit 800kw/h nuk mund të ndajë familjet e pasura nga të varfërat siç janë shprehur përfaqësues të qeverisë apo Ministrisë së Energjitikës.

 

Gjokutaj argumenton se përllogaritja e qeverisë konsiston me konsumin vjetor të familjeve, ndërsa për muajt e dimrit që konsumi rritet kjo fashë mund të tejkalohet lehtësisht nga një masë më e madhe e familjeve.

 

Nga 4 përqind që pretendon qeveria, Gjokutaj shprehet për rreth 8 përqind, përgjithësist familje të shtresës së mesme.

 

“Konsumi në tërësi nga ato matje që kemi bërë rezulton të jetë rritur ndër vite por kjo jo domosdoshmërisht përputhet me parimin që ajo fashë ndan të varfërit nga të pasurit për arsye se pjesa e atyre që konsiderohen me mirëqënie të lartë kanë një vëmendje të shtuar të eficencës e nga ana tjetër që i gjithë ky çmim i vendosur, bazuar mbi tarifat e shtuara të pritshme janë të tilla që,do të reflektojnë ato probleme që ka sektori për sa i përket vjedhjes së energjisë.

Në nivelin e famljeve që do të shtojnë konsumin mbi fashën e vendosur 800kw/h, në muajt e dimrit shkojnë në 6, 7 apo 8 përqind. Në muajt e dimrit konsumi është më i larti se në të gjithë pjesën tjetër të vitit. Shifrat e ministrisë janë një mesatarizim i 12 muajve gjë që nuk e ndihmon sepse ne po flasim për muajt më të vështirë. Do të preken ato familje që kanë fëmijë dhe me të ardhura të mesme.”– u shpreh Gjokutaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here