KE u bën thirrje vendeve anëtare ta finalizojnë Fronteksin me Maqedoninë e Veriut

34

Komisioni Evropian ka dorëzuar propozimin për nënshkrimin dhe përfundimin e marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për Fronteksin, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Komisioni Evropian e dorëzoi propozimin për marrëveshje me agjencinë kufitare dhe bregdetare të BE-së, Fronteks, më 23 shtator në Këshill, të ashtuquajturat vendet anëtare të BE-së. Marrëveshja deri më tani është bllokuar për shkak se Bullgaria nuk është pajtuar me përdorimin e termit “gjuhë maqedonase” në tekstin e marrëveshjes.

Në kumtesën e KE-së thuhet se propozimi do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të Fronteksit në fqinjësinë më të afërt të BE-së, duke ndihmuar autoritetet e vendit të merren me migracionin e parregullt, të luftojnë kontrabandën dhe të forcojnë sigurinë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Komisioni rikujton se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut do të përmbajë edhe “dispozita të forta për mbrojtjen e të drejtave themelore”.

Propozimi tani duhet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së që marrëveshja të finalizohet dhe të hyjë në fuqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here