Maqedonia bëhet vend që ofron siguri, referendumi rus në Ukrainë nuk do të njihet

45

Organizimi i të ashtuquajturve referendume në territoret e okupuara në Ukrainë me qëllim ë shërbejnë si alibi për anektimin ilegal të territorit posaçërisht na rrezikon ne, shtetet e vogla, të cilat na mbron e drejta ndërkombëtare dhe sistemi ndërkombëtar. Ato janë referendume manipuluese dhe Maqedonia e Veriut nuk do t’i njohë rezultatet e tyre, deklaroi sot ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, nëse aq lehtë, në territore fqinje, mund të krijoni alibi për anektim, kjo tashmë i rrezikon të gjitha shtetet e pavarura.

“Nëse bëhet kjo shkelje, nëse krijohet një precedent i tillë, pritni nesër secili fqinj i madh të mund t’ua bëjë atë fqinjëve më të vegjël”, deklaroi Osmani në brifingun e sotëm me gazetarë në Shkup.

I pyetur, nga kush sheh kërcënim për vendin tonë, kur tre vendet tona fqinje janë anëtare të NATO-s, ndërkaq njëri është neutral, Osmani tha se ajo që po e bën Rusia është shkelje e drejtpërdrejtë dhe rrënim i parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe arkitekturës evropiane të sigurisë dhe ajo mu e parimeve të cilat garantojnë sovranitet dhe integritet.

“Që këtu nuk flas konkretisht për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë në fqinjësi, por se rrënimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare e vendosin botën në rrezik nga luftëra dhe konflikte të reja”, deklaroi Osmani.

Prandaj, ai shprehi habi, që në të gjitha anketat sheh se 25 për qind e qytetarëve të vendit tonë mendojnë se agresioni rus në Ukrainë është i arsyeshëm, duke menduar, siç tha, se kjo është betejë mes dy poleve të botës, ndërkaq ne jemi pala e cila është neutrale.

“Jo, ne nuk jemi pala neutrale, ne jemi drejtpërdrejtë të rrezikuar nga rrënimi i parimeve ndërkombëtare të cilat na mbrojnë nga vendosja e rregullave të xhunglës, të cilat nuk e respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe kufijtë e etabluar ndërkombëtarë të shteteve”, deklaroi Osmani.

Prandaj, sipas Osmanit, të jesh në anën e agresionit rus në Ukrainë është të jesh kundër interesave personale nacionale të shtetit.

“Lufta bërthamore hyri në diskursin e përditshëm politik dhe vetë përmendja tashmë në këmbimin ditor të qëndrimeve politike është kalim i një barriere psikologjike e cila nuk mund të kalohej në dekadat e fundit dhe duhet të na alarmojë të gjithëve”, tha Osmani.

I pyetur për regjimin e vizave me Rusinë, në kontekst të qytetarëve rusë të cilët ikin nga mobilizimi, Osmani tha se RMV ka regjim të përgjithshëm të vizave me Federatën ruse dhe kjo tani për tani është instrument i mjaftueshëm, por edhe se mund të ndryshohet, varësisht se si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve.

Për atë se çfarë janë raportet me ambasadorin rus në vend, Osmani tha se nuk kanë komunikim dhe raporte politike.

“Unë nuk kam pasur takim me ambasadorin, Protokollar, mund të kenë protokolli dhe shërbimet, siç kanë me të gjitha ambasadat lidhur me funksionimin, megjithatë komunikim politik dhe kontakt nuk ka. Pozicioni ynë është i qartë. Rusia krijoi agresion të së drejtës ndërkombëtare, bëri agresion ndaj Ukrainës. Kjo duhet të ndalet, në mënyrë që të mendohet për çfarëdo lloj marr[dhënie politike”, deklaroi Osmani.

Raporti dhe përmbajtja e narrativës nga dhe drejt Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 77-të të përgjithshme të KB-së për herë të parë shënon ndryshim cilësor – nga një vend që kërkon mbështetje për pozicionin e vet ndërkombëtar, në vend nga i cili kërkohet mbështetje dhe kontribuon në mënyrë aktive në sigurinë kolektive, së pari si vend anëtar i NATO-s, së dyti si vend negociues me BE-në dhe së treti si vend i ardhshëm kryesues me OSBE-në, tha Osmani.

“Ky është një dallim i madh i rëndësishëm. Nga një vend që zakonisht në ato ngjarje i prezanton problemet e veta, në një vend të cilit i prezantohen problemet e vendeve të tjera. She ato janë shumë shkaqe, për atë shkak. Së pari, kuptohet anëtarësimi ynë në NATO, që e ndryshon menjëherë pozicionin ndërkombëtar të vendit. Së dyti, është fillimi i negociatave. Dhe kjo u vërejt në Nju-Jork sepse trajtimin e kishim sikur tashmë të jemi vend anëtar i Unionit, edhe në raport me interesin e vendeve nga jashtë Evropës, nga Azia, nga Afrika, nga Amerika Jugore, të cilat neve na shohin tashmë si vend anëtar të BE-së, dhe që këtej interesimi i tyre ekonomik të kenë treg prej 500 milionë qytetarëve dhe nga këtij një qasje tjetër. Dhe së treti, kuptohet është fakti që kryesojmë me OSBE-në, kështu që kjo i jep një pozicion të ri ndërkombëtar vendit”, sqaroi Osmani.

Posaçërisht, theksoi Osmani, për shkak se konsiderojnë se jemi rrëfim i suksesshëm që mund të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë – vend model në raport me harmoninë e brendshme ndëretnike, përkatësisht si shembull i rrallë i një demokracie të suksesshme multietnike funksionale, vend me marrëdhënie të rregulluara me fqinjët në një rajon të vështirë dhe në një fqinjësi të vështirë dhe vend me politikë të suksesshme integruese.

“Do të thotë, nga një vend konsumatore e sigurisë në vend provajder apo ofrues i sigurisë. Dhe ky mendoj se është titulli nëse mund të them i kësaj Asambleje të përgjithshme”, deklaroi Osmani./Zhurnal.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here