Ministrja Haxhiu për masakrën e Abrisë: Drejtësia është e vetmja rrugë që të zbehë dhimbjen

37





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në 24-vjetorin e masakrës së Abrisë ku humbën jetën 23 anëtarët e familjes Deliu.

“Sot, në Abri përkujtojmë viktimat e një masakre të tmerrshme që ndodhi 24 vite më parë”, shkruan Ministrja Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se nuk iu kursye jeta e askujt nga xhandarmëria serbe, “e cila kishte nisur spastrimin etnik, në cak rajonin e Drenicës, për të vazhduar gjithandej trojeve të Kosovës, me sulme veçmas ndaj popullësisë civile, të pambrojtur”.

Ministrja e Drejtësisë ka shtuar se krimet e luftës në Kosovë janë plagë për të cilat drejtësia është e vetmja rrugë që të zbehë dhimbjen.

“Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit, duke kujtuar e përkujtuar secilën ngjarje tmerruese të cilën e përjetoi populli shqiptar nga regjimi i Serbisë”.

Pamje të postuara në llogarinë e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Facebook

Ndryshe, 23-vjetorin e masakrës së Abrisë e ka kujtuar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës është shprehur se mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të kësaj masakre, për të kuptuar se sa çnjerëzore ishin forcat serbe.

“Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në fshatin Abri e Epërme të Drenasit. Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se çdo vit më 26 shtator, në përvjetorët e masakrës së Abrisë, 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here