MPB Shkup: Gjobiten 163 shoferë, për mosrespektim të rregullave në komunikacion

38

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 163 gjoba në kuadër të aksioneve të përforcuara të kontrolleve në komunikacion.

72 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Janë shqiptuar katër gjoba për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), si dhe gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, njofton MPB.

Vazhdojnë edhe më tutje kontrollet e aksionit të intensifikuar, njofton MPB-ja dhe apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here