PD-ja ka ngritur grupin e auditimit për financimet e kësaj partie

39

Kryetari i Partisë Demokratike(PD), Sali Berisha ka folur për financimin e PD-së nga Rusia, ku ka thënë se Lulzim Basha ka marrë para nga rusët.

Këto komente Berisha, i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së por, sipas tij askush nuk kishte informacion për këtë çështje.

“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë pasur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës”.

“Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të “Mother Jones” dhe fletës se provonte se “Muzin” është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha”, ka shtuar Berisha.

Në mbledhjen e Këshilit të Kombëtarë të PD-së, është vendosur ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD, ku sipas Berishës do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para.

“Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë. Ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën”.

Sipas Berishës, Basha asgjë s’ka lënë në zyrat e PD-së, përfshi edhe hard disqet.

I pari PD-së ka përfunduar duke thënë se një herë Bashën e kishte shpëtuar Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here