Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të ndeshjes Maqedoni-Bullgari

32

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot do të ketë në rrugët në afërsi të stadiumit “Todor Proeski” në Shkup për shkak të ndeshjes së futbollit të reprezentacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga Liga e kombeve, që fillon në orën 20:45.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për rikahëzim të automjeteve nëpër rrugët anësore.

Sektori për punë të brendshme Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e policisë për shkak të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here