Vetaksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen dy persona

39





Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku në rrugën “Bajram Bahtiri” të Komunës së Prishtinës.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 , dhe se viktimat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekëor.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se të dy personat e lënduar kanë qenë në gjendje të rëndë, dhe se janë duke i bërë ekzaminimet e mëtutjeshme.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here