Kriza energjetike dhe ekonomike në Maqedoni, mund të kontribuoj në ndotjen e ajrit këtë dimër

53

Kriza energjetike dhe ekonomike do të rrisë më tej ndotjen e ajrit këtë dimër në Maqedoni.

Ky është përfundimi i platformës maqedonase kundër varfërisë në bisedime me njerëz që mezi arrijnë të përfundojnë muajin nga harxhimet.

Dilema e tyre në periudhën e ardhshme do të jetë si të mbijetojnë për shkak të çmimeve të larta të drurit dhe rrymës dhe do të detyrohen të përdorin burime të panjohura ngrohjeje që ndotin ambientin shumë më tepër.

“Ata që jetojnë në apartamente ndoshta nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të rrisin përdorimin e energjisë elektrike, ose mundësisht të mos shkëputen nga ngrohja, gjë që do t’u shpenzoj më tej paratë dhe do t’ua prishë komoditetin e deritanishëm të jetës. Ata që deri më tani kanë përdorur dru apo materiale të tjera ngrohëse nuk kanë zgjidhje tjetër dhe rrinë me të, sepse është e vetmja rrugë. Gjithçka që do të kemi këtë dimër janë oxhaqe plot tym që realisht ndikojnë në ndotjen e ambientit”, tha Biljana Dukovska, kryetare e platformës maqedonase kundër varfërisë.

Ndryshe, hulumtimi i platformës maqedonase kundër varfërisë tregon se më të pasurit ndotin më shumë ambientin dhe ndaj tyre mund të veprohet për ndryshime në drejtim të sjelljes pro mjedisore, për dallim nga familjet që mbijetojnë me më pak se 25.000 denarë në muaj sepse vazhdimisht kursejnë dhe nuk kanë pothuajse asnjë mundësi për të reduktuar ndotjen gjatë dimrit kur përdorin materiale të papërshtatshme ngrohjeje në luftën e tyre për të mbijetuar.

Kthimi i tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike, subvencionet për familjet më të rrezikuara, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe fushatat publike për kursimin e energjisë në amvisëri janë pjesë e rekomandimeve të platformës maqedonase kundër varfërisë për përballimin e ndotjes së ajrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here