Kurti: Në tetor do të hapet aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur në vitin 2011

32





Të martën e 27 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se afro 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona janë përfitues të shtesave, gjersa ka shtuar se në muajin tetor do të hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011.

“Rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16-vjeçare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Shefi i ekzekutivit, ndër të tjera, ka thënë se nga shtatori i vitit 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Kosovës.

Sipas Kurtit, nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar, sepse siç thotë ai shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë.

“Të angazhuar që secila familje ta ndiejë dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, më 1 shtator, Ministria e Financave kishte bërë të ditur se është hapur aplikimi për shtesa për fëmijët që kanë lindur në janar të vitit 2012, të cilët nga tani do të përfitojnë 10 euro në muaj.

Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur në vitin 2012





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here