Lushaku për grevën në arsim: Ky komoditet që e ka marrë si të mirëqenë Qeveria Kurti II nuk i takon asnjë qeverie në botë

38

 





Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur në konference për media lidhur me grevën në arsim që  tani sipas saj është java e  pestë procesi mësimor nuk ka nisur dhe 318 mijë nxënës janë në shtëpitë e  tyre  pasi shkollat janë të mbyllura.

“Ky komoditet  që e ka marrë si të mirëqenë Qeveria Kurti II nuk i takon asnjë qeverie në botë, prandaj, duhet të prodhohet një zgjidhje e menjëhershme që  Shkollat të hapen dhe nxënësit t’i kthehen procesit mësimor dhe kërkesat e mësimdhënësve të adresohen në mënyrë urgjente”, ka theksuar Lushaku.

“Kjo situata është sepse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme të gjejë një zgjidhje për ta dhe ta mundësoj fillimin e procesit mësimor për ta”.

Sipas Lushakut asnjë herë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që shkollat të jenë të mbyllura për një periudhë kaq të gjatë.

Tutej ajo ka thënë se nuk ka asnjë justifikim që një situatë e tillë ende të mbizotërojë.

“Kjo situatë është për një ego të një kryeministri i cili nuk dëshiron  të dialogojë e të gjejë zgjidhje por gjen fuqinë ,për t’i tallur mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre”.

 





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here