Mediat e VMRO-së nxisin lajme për “perçarje” në BDI

57

Ka mjaftuar gjithmonë qoftë edhe një deklaratë e vetme të del nga selia e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI, për të krijuar lajme, sensacione apo edhe turbullira tek partitë opozitare dhe mediumet e afërta me ta.

Kur BDI dëshmonte para elektroratit sukseset e vulosura nga Ali Ahmeti, mediat e VMRO-DPMNE-së, nuk kursesin as edhe një fjalë të keqe për të keqinterpretuar e shpifur mbi sukseset e partisë! Dhe, e dini përse? Sepse nuk ishin thjeshtë suksese të partisë lidere të shqiptarëve, e as suksese të Ali Ahmetit, por ishin suksese të të gjithë shqiptarëve, e mesa duket kjo ishte dhimbja më e madhe e tyre!

Por, shpifjet nuk ndaluan që karvani i planeve, strategjive, avancimeve dhe punëve të mira të ndalet. Shumë e thjeshtë, çdo sulm i jashtëm forconte edhe më shumë themelet e partisë! Për qejfin e askujt nuk ndaluan e as nuk do të ndalojnë të mirat për shqiptarët. Siç nuk u ndalua as NATO e siç nuk do të ndalohet as Bashkimi Evropian!

Me siguri që të gjithë kemi lexuar kohëve të fundit lajmet e famshme për “përçarje” brenda BDI-së! Përçarje?! Po, pikërisht çdo portal i dirigjuar nga VMRO-DPMNE dhe të tjerët të reshtuar pas tyre kanë pasur të njejtin titull, të njejtin tekst, shumë shkronja e aspak kuptim e as informacion.

Le të ndalemi dhe të analizojmë shkurt disa nga “raportimet” mbi këtë “përçarje”, pikërisht nga ata media për të cilat BDI dhe figurat politike të saj janë halë në sy!

Kurir.mk, Emagazin.mk, netpress.com.mk, Mkd.mk, Alfa, Republika, Veçer dhe media të tjera të të njejtit nivel, janë pikërisht burimi i dezinformatave mbi aktualitetin imagjinar politik.

Kurir.mk dhe Alfa shkruajnë se Artan Grubi dhe Bujar Osmani janë “delet e zeza” për strukturën partiake të BDI-së, madje në shkrimet e tyre shkojnë aq larg sa parashohin kush do të bëhet “kurbani” i kësaj situate, për të shuar “zjarret e ndezura në parti”.

Netpress, Mkd.mk dhe Veçer, rrotullojnë të njejtin tekst, me superlativa për opozitën maqedonase ndërsa me fjalë dyshuese dhe përçarëse për qeverinë aktuale, duke e paraqitur atë si jo stabile dhe me kriza pas ngjarjeve të fundit. Siç theksojnë pikërisht këto media, partnerët e koalicionit presin llogaridhënie nga BDI.

Ndërsa mediat si Emagazin, Republika dhe disa të tjera, ngjarjen e kanë trajtuar me humor, dhe sarkazëm anti-shqiptare, duke bërë aludime se shqiptarët mund të ngelin të papërfaqësuar…

Por gjithçka nuk mbaron këtu, tekstet e njejta janë përshtatur dhe me raste përkthyer nga disa media shqiptare, duke mos menduar aspak për gjuhën e përdorur apo për konfirmimin e informacioneve në lajm.

Shumë e thjeshtë. BDI përbën lajm!

Kjo ndodh sepse BDI gjithmonë ka zgjedhur punën dhe rezultatet për të dalë faqebardhë ndaj elektoratit të vet, e jo zhurmën mediatike e fjalët boshe që tentojnë të marrin vëmendjen nga punët e mira.

“Përçarja e famshme” nxiti imagjinatën e VMRO-së dhe miqve të saj për të filluar matematikat qeveritare, llogaritjen në numra, që siç duket do të ju duhet ta mësojnë më mirë dhe ta kenë synim të së ardhmes, sepse tani për tani gjithçka është duke vijuar me matematikë të saktë dhe të qëndrueshme.

Qytetarët kuptuan se BDI ka ndërtuar ndër vite struktura e kuadro profesionale dhe të aftë për të vijuar punën e për të kompletuar misione.

Misionari u shpreh i prerë kur tha se BDI di shumë mirë se si të funksionoj.

“Përçarja” e famshme dëshmoi se BDI mbetet me themele të palëkundura, demokratike dhe vlerë për skenën politike në Maqedoni, ndërsa opozita dëshmoi se sa të etur janë për një copë pushtet, duke tentuar që me shpifje, intriga e matematika të dështuara të jenë në vendin e fituesve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here