Ministri Sali: Kriza energjetike dhe ajo termike nuk do të ndikojnë tek institucionet shëndetësore në Maqedoni

43

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali deklaroi sot se shëndetësia në vend nuk do të përballet me mungesë të energjisë elektrike e as të asaj termike.

Ai madje tha se ka dhënë udhëzim deri tek të gjitha institucionet shëndetësore në vend që të kursejnë rrymën.

“Përgjegjësia për furnizimin e institucioneve publike lidhur me materialet, me pajisjet dhe me furnizim të energjisë elektrike është përgjegjësi e sistemit, që nënkupton se jo gjithçka bie mbi barrën e drejtorëve ose menaxherëve të një institucioni publik. E kuptojmë se në të kaluarën, dy vite u përballuam me krizën e Covid-it, pandemisë dhe tani po përballemi me krizën energjisë elektrike si dhe të ngrohjes. Lidhur me këto masa parandaluese ose preventive për mos të hasur me pengesa të funksionimit normal të institucioneve unë si ministër i Shëndetësisë kamë dhënë një urdhër deri tek të gjithë menaxherët e institucioneve publike lidhur me kursimin e mundshëm të energjisë elektrike dhe kemi dhënë sugjerime se ku mund të kursehet dhe natyrisht se ka pjesë të spitaleve ku ne nuk mund të kursejmë dhe aty duhet të sigurojmë kontinuitet në funksionimin normal të tyre. Dua të njoftoj publikun se shëndetësia, institucionet shëndetësore edhe gjatë krizës së energjisë elektrike dhe të ngrohjes nuk do të has në asnjë pengesë të funksionimit të saj normal”, tha Sali.

Kujtojmë se masat për kursim institucional të energjisë elektrike në Maqedoni, janë aktive që nga fillimi i muajit shtator, ndërsa sipas ligjit çdo institucion do të raportoj lidhur me harxhimet mujore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here