Sistemi i Drejtësisë/ Daci në Quo Vadis: 40 % e magjistratëve mendojnë edhe vetë që është i korruptuar

53

‘40% e magjistratëve mendojnë edhe vetë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar’-kështu është shprehur avokati Jordan Daci në studion e ‘Quo Vadis’.

 

I pyetur në lidhje me përceptimin për sistemin e drejtësisë avokati tha se korrupsioni është i lartë por jo domosdoshmërisht më i korruptuari në Shqipëri.

 

“Perceptimi midis rradhëve të magjistratëve, 40% e tyre mendonin që sistemi është i korruptuar. Në këtë kuptim nuk ka asnjë dyshim që është i korruptuar por unë nuk mendoj që jo domosdoshmërisht është më i korruptuari edhe pse faza tranzitore midis Vetingut dhe përfundimit të tij ka rezultuar në një rritje të aktivitetit të korrupsionit, kjo për arsye të një pjese që e shikojnë veten si të dalë nga sistemi dhe nuk ka më pritje për zhvillim karriere. Nga ana tjetër ne duhet të kemi parasysh që ne kemi një moment që sundimi i ligjit ka një rënie masive në të gjithë strukturat por gjyqësori absolutisht nuk mund të pranohet që është më i korruptuari.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here