Gërvalla: BE-ja nuk ka arsye të mohojë liberalizimin e vizave për Kosovën

38

 





Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës ku pritet  të hedhet në diskutimi në Këshillin e Evropian nga Republika Çeke e cila mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian ka paralajmëruar që me 13 tetor do të hedh për diskutim.

Ajo në pyetje e mediumit Zëri i Amerikës, Sa optimiste është qeveria e Kosovës se do të liberalizohen vizat për Kosovën?

Zëri i Amerikës: Le të flasim për një çështje të ndjeshme për Kosovën. në Këshillin Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në fakt nuk ka arsye për të mohuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, kështu ka vlerësuar Gërvalla teksa ka shtuar se për këtë çështje kanë punuar në baza ditore.

Dhe mosliberalizimi i vizave sipas saj ‘është padrejtësi e madhe që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të vetmit në rajonin tonë të cilët nuk mund të lëvizin pa aplikuar për viza dhe procesi i aplikimit për viza është jashtëzakonisht i gjatë, i shtrenjtë dhe i komplikuar”.

“Prandaj, përderisa është konstatuar disa herë që Kosova i ka përmbushur, madje më shumë sesa që ka qenë e kërkuar, kriteret për liberalizim vizash, është në fakt në pyetje kredibilitet i Bashkimit Evropian më shumë sesa që përgjegjësia bie në anën tonë”, ka shtuar Gërvalla.

Ajo ka përfunduar duke thënë se  është optimiste se më datën 13 tetor do të liberalizohen vizat por ajo ka thënë se nuk dëshiron të hap shampanje e tani të mosliberalizohen vizat raporton Zëri i Amerikës, transmeton Portali Dukagjini.

 





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here