Jasmina dhe Andi Artani “thumbojnë” njëri-tjetrin?

48

Andi Artani dhe Jasmina Kadriu, janë dy ish konkurrentët e sezonit të dytë të “Për’puthen”, e të cilët u komentuan shumë për raportin e tyre.

Ani pse pas daljes nga ky program, tentuan njohjen, ata përfunduan të ndarë, shkruan lajmi.net.

Madje prej atëherë, dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin, përmes postimeve të ndryshme.

Jasmina, së fundi, ndau një ‘Instastory’ ku shkruhej: Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemër ka qenë i babai i saj.

Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte edhe reagimi i menjëhershëm i Andit, i cili zgjodhi ‘TikTok-un’ për të thënë fjalën e tij.

Artani ka realizuar një video me zërin që është bërë trend në këtë platformë, ku dëgjohet Stresi teksa thotë që dukjen e tij ia dedikonte ex-it, që ta kuptojë çfarë kishte humbur.

Kjo video ngriti dyshime, se është një thumb ndaj Jasminës./Lajmi.net/

@andiartani✌🏻😆

♬ original sound – partofthesoul_

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here