Sulmi ndaj Kurtit/ Reagon Rama: S’jam aspak dakord, bëri marrëveshjen e duhur

20

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pas një sulmi me qershi që i është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivistë të PSD.

 

 

Përmes një reagimi në Twitter Rama shkruan se të sulmosh Kurtin, është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.

 

 

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!
Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.

 

 

Sulmi ndaj Kurtit vjen një ditë pas marrëveshjes për target me Serbinë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here